Shqipëria

Gjenden burrë e grua të vrarë në Shkodër, shpëton fëmija

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Policia njofton se rreth orës 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, shtetasi Boran Berçama rreth 30 vjeç  ish pjeswtar i policisë dhe bashkëjetuesja e tij  Silvi Ndoci janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre.

Dy viktimat kanë qenë në vetur së bashku me fëmijën e tyre 1-vjeç e gjysmë që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

“Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.

Më vonë policia ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.

Në veturën e djegur është gjetur një armë që sipas policisë mund të jetë përdorur në vrasjen e çiftit.