Shkurt.ch

Gjenden dy gra të vrara, arrestohet kosovari si i dyshuar për vrasje

"Dyshimet shkojnë në drejtim të një delikti që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktimat dhe dorasi janë në lidhje familjare mes vete”

Në Hausen, Kantoni Aargau, policia ka gjetur në një banesë trupat e pajetë të dy grave. Një zëdhënëse e Policisë Kantonale ka thënë për mediet se në lidhje me këtë krim ka arrestuar një kosovar të dyshuar të moshës 54 vjeçare, shkruan 20minuten.ch.

Kufomat e dy viktimave janë gjetur në një ndërtesë banimi familjar në Hausen, transmeton albinfo.ch. “Dyshimet shkojnë në drejtim të një delikti që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktimat dhe dorasi janë në lidhje familjare mes vete”, ka thënë zëdhënësja.

Policia ka deklaruar se pasditen e sotme do të dalë me informata më të detajuara lidhur me rastin.