Kultura

Gjendet pjesa e fundit e veprës ‘Poza Magjepsëse’

Për këtë janë përdorur rrezet X thuhet në njoftimin e Muzeut Mbretëror Belg. Vepra e kompletuar tani është restauruar në mënyrë virtuale në këtë muze në Bruksel

Piktura e Magritte është kompletuar pasi është gjetur nën një vepër tjetër të artistit, në muzeun Magritte në Bruksel pjesa e fundit që mungonte. Për këtë janë përdorur rrezet X thuhet në njoftimin e këtij muzeu.

Pjesa e katërt e pozës magjepsëse nga viti 1927 ishte pikturuar mbi Magriten për krijuar veprën e tij Zoti s’është i Shenjtë, e që paraqet dy gra të shtrira në shtylla.

Muzeu mbretëror i arteve të bukura në Belgjikë kishte bashkëpunuar me qendrën evropiane për arke-metri në universitetin e Liezhës për të gjetur pjesën e fundit të veprën me radiografi. Pjesa e fundit para kësaj u gjet në vitin 2013 nën pikturën e Margitë të vitit 1935 Portreti, në muzeun e artit modern në New Yorkut.

Vepra e kompletuar tani është restauruar në mënyrë virtuale në këtë muze në Bruksel.