Kosova

Gjendja e kosovarëve të helmuar në Durrës po stabilizohet

Mediat shqiptare raportojnë se edhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma

Gjendja e punëtorëve të Komunës së Rahovecit që u helmuan derisa po kalonin vikendin në qytetin e Durrësit, ka nisur të përmirësohet.

Drejtuesja e repartit infektiv në spitalin e Durrësit,  Nadire Kërtusha, thotë se situata e tyre po normalizohet. Ata janë helmuar nga ushqimi.  Pasi kanë konsumuar një drekë në një nga restorantet e zonës së Shkëmbit të Kavajës, grupi ka nisur përgatitjet e kthimit, por gjendja e rënduar shëndetësore e pjesës më të madhe të tyre e ka vështirësuar situatën.

Mediat shqiptare raportojnë se edhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma. Policia nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen dhe ecurinë e hetimit.