Shkurt.ch

Gjeneva numëron 100 mijë të punësuar “kufitarë”

Numri i të punësuarve kufitarë është në rritje: Gjeneva për herë të parë numëron 100 mijë të tillë.

Po vjen duke u rritur numri i të punësuarve në Zvicër nga zonat kufitare të vendeve fqinje. Gjeneva për herë të parë vitin e kaluar ka më shumë se 100 mijë njerëz që kanë një “leje pune” si punonjës kufitarë, përcjell albinfo.ch.

Kjo paraqet një rritje prej 8.7 për qind gjatë vitit të kaluar, njofton Zyra e Gjenevës për Statistika. Bëhet fjalë për të licencuar me leje qëndrimi “G” të regjistruar në Zvicër për 5 vjet.
Shumica e punëtorëve kufitarë vijnë nga dy qytete francize, Haute-Savoie (74%) dhe Ain (19%), të cilët kanë një kufi të përbashkët me kantonin e Gjenevës.