Turizëm
Gjenevë, Nju Jork, Monaco, Hong Kong: Ku 16 metra katrorë kushtojnë një milion dollarë?
Marka britanike e vlerësimit të pasurive të patundshme Knight Frank, ka analizuar segmentet luksoze të metropoleve më të mëdha të botës. Pyetja është: sa metër katror mund të blehet për një milion dollarë? Në listë janë 20 qytete, duke filluar nga më i liri, njofton albinfo.ch.
20. Në Sao Paolo të Brazilit me një milion dollarë mund të blehet apartament prej 173 metra katrorë.
19. Në Kapstadt (Kepin e Shpresës së Mirë) për një milion dollarë blehet apartament me 157 metra katrorë.
18. Dubai me 138 metra katrorë.
17. Stambolli në Bosfor: 98 metra katrorë.
16. Qiellgërvishtëset në Mumbai: 92 metra katrorë.
15. Melburne – 90 metra katrorë.
14. Miami – 78 metra katrorë.
13. Berlin – 77 metra katrorë, po aq sa Tokio.
11. Pekin – 66 metra katrorë.
10. Los Angelos – 58 metra katrorë.
9. Shanghai me 54 metra katrorë.
8. Sydney një milion nevojitet për 48 metra katrorë.
7.Paris – në lagjen luksoze një milion dollarë nevojiten për apartament me 46 metra katrorë.
6. Gjeneva e Zvicrës, ku në lagjen më të shtrenjtë 41 metra katrorë blehen me një milion dollarë.
5. Singapur – 39 metra katrorë.
4. Londër – 28 metra katrorë.
3. Nju Jork – vetëm 25 metra katrorë, bazuar në blerjen e aprtamentit nga Michael Dell në One57.
2. Hong Kong – 22 metra katrorë.
1. Në vendin e parë qëndron Monaco, ku super të pasurit me një milion dollarë mund të blejnë vetëm një gasonjerë prej 16 metra katrorësh.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër