Sport

Sonte, Gjergjaj në sprovë për realizimin e ëndrrës

Dueli mes Gjergjajt dhe hungarezit Szala zhvillohet sonte më 27 shkurt 2015, në Grand Casino Basel

Kampioni Europian në kategorinë e rëndë të boksit EBU-EE, Arnold Gjergjaj, do të kryqëzojë dorëzat sonte me boksierin hungarez, Zoltan Csala.

Përballja kundër boksierit hungarezit është një mision që s’guxon kurrësesi të dështojë -„Humbja është e ndaluar“ tha vëllai i tij, Anton Gjergjaj.

Zoltan Scala  është aktualisht kampion i Hungarisë dhe bën pjesë në top 60 boskierët më të mirë të planetit.

„Intervenimi i Cobras“ është meçi që i hap rrugë Arnoldit drejt majave të boksit botëror, vlerësojnë organizatorët.

Dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet sonte, më 27 shkurt 2015, në Grand Casino Basel, duke filluar prej orës  20.00.