Sport

Gjergjaj falënderon tifozët për mbështetje

Ai ka pësuar nokaut në raundin e tetë, duke mos arritur të ngritet më në këmbë. Meçi është zhvilluar në Bazel

Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Arnold Gjergaj, është shprehur shumë i zhgënjyer me humbje nga boksieri, irlandez, Sean Turner, shkruan albinfo.ch.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierë për të, pasi ishte mundur vetëm nga David Haye.

“Kam humbur luftën time të 32-të. Sean ishte boksieri më i mirë mbrëmë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet e mia. Një falënderim i madh shkon te gruaja ime, Marta, e cila ishte atje për mua. Falë familjes sime, TEAM COBRA, anëtarët e Boxfit Arnold, të gjithë sponsorët dhe miqtë që më mbështetën”, ka shkruar Gjergjaj në rrjetet sociale.

Ai ka pësuar nokaut në raundin e tetë, duke mos arritur të ngritet më në këmbë. Meçi është zhvilluar në Bazel.