CH-Ballkani

Gjermanët: Numri i turistëve në Shqipëri po rritet

‘Swr.de’ me një shkrim të gjatë flet për Shqipërinë, për bukuritë, por edhe dobësitë

Shqipëria është mjaft e pasur me bukuri natyrore. Natyra është e paprekur, peizazhe të ndryshme dhe një kulturë të pasur e tërheqëse për turistët. Numri i tyre po rritet, por Shqipëria ka edhe dobësi.

‘Swr.de’ me një shkrim të gjatë flet për Shqipërinë, për bukuritë, por edhe dobësitë, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria është një vend i emigracionit. Rreth 50 mijë shqiptarë erdhën në vitin 2015 në Gjermani. Shqipëria duket si Eldorado. Varfëria dhe korrupsioni janë dy ankesat më të mëdha të shqiptarëve.

Megjithatë, nga perspektiva e turistëve, Shqipëria duket bukur. Malet janë të mbuluara me borë në lartësinë mbidetare mbi 2 mijë metra, por jo shumë larg është edhe deti. Gjithashtu edhe rrënojat e lashtësisë e kuzhina e pasur me perime e mish. Pushuesit mund të përdorin edhe varkë, por ngjitje malore. Plazhi është i gjashtë dhe shpesh i braktisur.

Por, pse Shqipëria është një bukur kaq e panjohur? Për shkak se regjimi komunist në vitet 1990 kishte ndalur që të dilnin jashtë. Gjithashtu kishte edhe trazira e luftëra në Ballkan që larguan njerëzit. Por, tani turistët mund të kthehen. Dhe shqiptarët i presin me krahëhapur.

Mikpritja është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Për këtë ka shkruar edhe shkrimtari i njohur, Ismail Kadare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi me shumicë myslimane kishte strehuar mijëra hebrenj.

Gjermania e kishte shpallur Shqipërinë vend të sigurt dhe emigrant duhet të kthehen përsëri. Megjithatë, turizmi mund të sjellë para në vend.