Bota

Gjermanët shqetësohen më së shumti nga refugjatët

Në krye të listës së shqetësimeve të politikës së jashtme ishin refugjatët, ku 26 përqind e të anketuarve ishin të shqetësuar për aftësinë e Gjermanisë për të përballuar hyrjet e azilkërkuesve

Gjermanët e shohin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si një sfidë të madhe për politikën e jashtme gjermane sesa liderët autoritarë në Korenë e Veriut, Rusinë apo Turqinë, sipas një studimi nga Fondacioni Koerber, shkruan ‘Reuters’.

Në krye të listës së shqetësimeve të politikës së jashtme ishin refugjatët, ku 26 përqind e të anketuarve ishin të shqetësuar për aftësinë e Gjermanisë për të përballuar hyrjet e azilkërkuesve, përcjell albinfo.ch.

Marrëdhëniet me Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikën renditen e dyta, me 19 për qind, duke i përshkruar ato si një sfidë të madhe, e ndjekur nga Turqia me 17 për qind, Koreja e Veriut me 10 për qind dhe Rusia me 8 për qind.

Që kur Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet me Gjermaninë nuk kanë qenë shumë të mira, derisa kjo e kishte shtyrë kancelarin gjermane, Angela Merkel, të thoshte më parë këtë vit se Berlini mund të mos jetë në gjendje të mbështetet në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen. Ajo gjithashtu i kërkoi Evropës që të merrte fatin e vet në duart e veta.

Në sondazhin e 1,005 gjermanëve të moshës së votimit, të kryera në tetor, 56 për qind e gjermanëve e përshkruan marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si të këqija ose shumë të këqija.