Shkurt.ch

Gjermani filmonte veten duke vozitur 147 km/h në Zvicër

Të premten ai po e ngiste makinën me 147 km /h në Gettnau LU dhe 160 km / h në Herzogenbuchsee BE. Ishte lejuar shpejtësia vetëm 80 km/h në të dy vendet

Policia e Luzernit ka arrestuar një 29-vjeçar të dyshuar për vozitje të shpejtë «Raser». Sipas një deklarate nga Prokuroria Publike e Luzernit, të premten ai po e ngiste makinën me 147 km /h në Gettnau LU dhe 160 km / h në Herzogenbuchsee BE. Ishte lejuar shpejtësia vetëm 80 km/h në të dy vendet, shkruan albinfo.ch.

Gjermani ishte kapuar më 8 shkurt në Gettnau, pasi ishte kapur nga radari. Policia pastaj siguroi në telefonin e tij celular, ku kishte filmuar vozitjen e shpejtë, sipas prokurorit një tjetër “Raserfahrt”.

Hetimi kishte treguar se i pandehuri më 26 korrik 2017 në Langenthal, në një garazh kishte marrë një Audi RS4 për një test vozitjeje dhe në Herzogenbuchsee e kishte tejkaluar shpejtësinë, tha prokurori. Ai i tha policisë se dëshironte të ngasë shpejt veturën e ëndrrave.