Bota

Gjermani: I jepet fund bllokimit të qeverisë së re

Socialdemokratët e qendrës së majtë SPD janë pajtuar të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muajsh pasigurie politike.

Votimi në Parlament do t’i hapë rrugë ndërtimit të një “koalicioni të madh” që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duke i dhënë fund krizës prej katër muajsh pasigurie politike, përcjell albinfo.ch.

Kancelarja Merkel do të formojë qeverinë e saj të katërt. Por, kancelarja gjermane përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë opozitën e fortë nga Alternativa nacionaliste për Gjermaninë. Partia antiemigracion hyri në Parlamentin federal për herë të parë në shtator dhe tani përbën partinë më të madhe të opozitës.