Bota

Gjermani: Mbi 40% e të punësuarve punojnë jashtë orarit

Ata që punojnë më shumë në Gjermani fitojnë më shumë, thotë një studim nga Instituti Gjerman për Punësim.

Mbi 40% e të punësuarve në Gjermani gjatë javës bëjnë punë 5 orë jashtë orarit, ndërsa 5% bëjnë të punë 10 orë në javë jashtë orarit.

Ata që çdo vit fitojnë më pak se 30.000 euro punojnë mesatarisht 2 orë jashtë orarit në javë, shkruan albinfo.ch.

Njerëzit që fitojnë 120 mijëeuro ose më shumë në vit, punojnë 10 orë në javë jashtë orarit.

Të rinjtë deri në 20 vjet jashtë orarit punojnë 2 orë në javë dhe ata që janë më të vjetër se 60 vjet deor 3.6 orë.

Jashtë orarit zakonisht punojnë këshilltarë dhe punëtorë tregtar.

Nga këto, dy të tretat nuk marrin kompensim për punën që bëjnë jashtë orarit të tyre.