Maqedonia

Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes

Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për Gjermani

Marrëveshja dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të vozitjes, është arritur, njofton “Deutsche Welle”.

Sipas burimeve të saj, janë larguar pengesat e fundit dhe me këtë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, lejet e tyre të vozitjes do të mund t’i shfrytëzojnë edhe atje, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.

Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për Gjermani.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte, përcjell albinfo.ch.

Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.