Fotolajmi
Gjermania do ta kthejë gjysmën e arit në vend

Gjermania do ta kthejë gjysmën e arit në vend, shumë më shpejt se sa ishte planifikuar më parë. Rezervat e arit gjerman llogariten të jenë 3.378 ton dhe kapin vlerën 120 miliardë euro. Siç u tha nga zëvendës guvernatori i “Bundesbank”, Karl-Ludwig Thiele, nga Nju Jorku tashmë janë kthyer 300 ton dhe 374 ton nga Parisi. Deri në fund të këtij viti gjysma e arit të përgjithshëm duhet të kthehet në Frankfurt, shumë më herët se në vitin 2020, siç është planifikuar më parë banka qendrore gjermane.
Kur do të përfundon bartja, New York do të ketë 1.236 ton nga ari gjerman, dhe në Londër 432 ton. Pjesa tjetër do të jetë në Frankfurt. Largimi i arit “Bundesbank” i ka kushtuar deri më tani 6.9 milionë euro.
Sipas Thiele, Londra do të mbetet një qendër globale e tregtisë së arit dhe vend të sigurt për të ruajtur arin. Shumica e arit të Gjermanisë është e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Francë.
Shumica e këtij ari, ose 931 ton është kthyer në Britani të Madhe në vitin 2000. Por në vitet e fundit është rritur presionin ndaj arit publik gjerman për t’u kthyer në vend. “Bundesbank” ka lëshuar një dokument 2300 faqesh me një listë të të gjitha rezervave të arit për shkak spekulimeve në publik se një pjesë e arit gjerman është zhdukur kohë më parë.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Pas zjarrit në rrokaqiell, familja nga Kosova mbetet pa banesë në Gjermani Pasiguria e shqetëson kosovaren, pasi ka një fëmijë të sëmurë kronik, ndërsa ajo nuk mund ta...
-
Francë/Zvicër
Kosovari sulmoi me kaçavidë gruan, arrestohet
-
Shqiptari që ndihmoi të lënduarit në Toronto
-
Haradinaj flet për rëndësinë e diasporës shqiptare në Slloveni
-
Lörrach: 2417 raste kriminale, 678 të kryera nga të huajt
Jeta në Zvicër
-
Të shtëna armësh në Payerne, vritet një person?! Mbrëmjen e së mërkurës, në Payerne të Zvicrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Dëshmitarët...
-
Presidenti gjerman Steinmeier pritet me nderime të larta në Zvicër
-
A ka eksportuar Zvicra në Siri lëndë të parë për helme kimike?
-
Zvicra, për liri të shtypit ngjitet nga vendi i shtatë në botë, në të pestin
-
Gjeneva po heton më shumë islamistë