Bota

Gjermania do të ndalojë fushatën e partive turke

Deklarata e ministrit të jashtüëm Maas vjen pas konfirmimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan se gjatë fushatës do t`i adresohet edhe diasporës turke nëpër Europë

Ministri i jashtëm Heiko Maas ka potencuar se nuk do të lejojë fushata të partive turke në Gjermani, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Turqi 24 qershor 2018.

“Politikanët e huaj nuk do të jenë të autorizuar të mbajnë fushata zgjedhore në Gjermani,” tha Maas për reporterët gjatë takimit të G7 në Toronto të Kanadasë.

Deklarata e politikanit socialdemokrat vjen pas konfirmimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan se gjatë fushatës do t`i adresohet edhe diasporës turke nëpër Europë.

Një vendim të ngjashëm para pak ditëve morrën edhe Austria me Hollandën.