Lajme

Gjermania është investitori më i madh në Kosovë

Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Gjermania është investitori më i madh në Kosovë deri më tani, megjithatë hapësira për investime gjermane në Kosovë është shumë më e madhe

Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë ka pritur një delegacion të afaristëve nga Gjermania, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, Michael Harms. Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësues nga Ministria Federale për Ekonomi dhe Energji, kompani gjermane me renome ndërkombëtare si, Telekomi Gjerman, Hekurudhat Gjermane, BASF, Airbus Group International, Erst & Young, etj, raporton albinfo.ch.

Ministrja theksoi se Gjermania është investitori më i madh në Kosovë deri më tani, megjithatë hapësira për investime gjermane në Kosovë është shumë më e madhe, njofton kumtesa e ministrisë.

Ajo u bëri thirrje investitorëve nga Gjermania që të investojnë në Kosovë marrë parasysh kushtet e mira që ofron, potencialet e shumta në mjaft sektorë industrialë si dhe resurset e shumta humane që janë një aset tejet i vlefshëm, vlerësoi ajo.