Bota

Gjermania forcon kufirin me Austrinë

Autoritetet gjermane thanë se 100 policë nga krahina e Bavarisë do të forcojnë patrullat e policisë federale në kufirin me Austrinë. Me këtë do të bëhet përpjekje të kontrollit të plotë të kufirit.

Kjo masë është marrë pasi policia gjermane tha të premten se 37 emigrantë, kryesisht nga Eritreja, hynë në vend duke u transportuar në trenat e mallrave, ndërsa u arrestuan në Mynih, përcjell albinfo.ch.

Gjermania ka rivendosur kontrollin kufitar kundër fluksit të madh të emigrantëve të vitit të kaluar, kur qindra-mijëra njerëz vërshuan vendin.