CH-Ballkani

Gjermania ka lëshuar mbi 37.000 viza për Ballkanin Perëndimor

Një pjesë e madhe të vizave e pranojnë emigrantët nga e ashtuquajtura "Rregullorja për Ballkanin Perëndimor".

Gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka miratuar 37.427 viza pune për shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç janë Kosova, Serbia, apo Bosnjë Hercegovina. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Jashtme gjermane në një kërkesë të deputetit të krahut të majtë Ulla Jelpke, për të cilin raportojnë gazetat e “Redaktionsnetzwerks Deutschland”. Një pjesë e madhe të vizave e pranojnë emigrantët nga e ashtuquajtura “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”.

Me këtë rast, mundësi për të parashtruar kërkesë për vizë pune në Gjermani kanë edhe migrantët e periudhës midis 1 janarit dhe 24 tetorit të vitit 2015, natyrisht, nëse paraprakisht kthehen në vendet e tyre të origjinës, njofton Albinfo.ch. Kushtet për një vizë të tillë janë garanca e vendit të punës dhe miratimi nga ana e Agjencisë federale për punë. Gjatë kësaj procedure, për terminet nëpër ambasadat gjermane në vendet ballkanike vie deri te pritje e gjatë. Herën e fundit në Prishtinë pritja mesatarisht ka qenë më tepër se një vit, njësoj sikurse edhe në Sarajevë, ndërsa në Beograd shtatë muaj.