Bota

Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj

Gjermania do të bëhet e varur nga qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kalimin e kohës, pasi emigrantët nga BE-ja do të kenë nevojë për punëtorë në vendet e tyre, të cilët gjithashtu kanë probleme të tregut të punës për shkak të plakjes

Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj për të mbështetur rritjen ekonomike dhe prosperitetin e vendit. Kjo është treguar nga studimi i Institutit Gjerman të Ekonomisë. Rritja në tregun gjerman të punës në vitet e fundit nuk ka gjasa të jetë e mundur pa emigracionin, thonë autorët e raportit, shkruan albinfo.ch.

Numri i të huajve që janë punësuar në Gjermani u rrit për 1.3 milionë mes qershorit 2011 dhe qershorit 2017. Për krahasim, gjermanët e punësuar ishin në total 1.6 milionë.

Shumica e punëtorëve të huaj në Gjermani janë nga BE-ja, vëren Instituti. Gjithsej 386,000 njerëz ishin nga vende joevropiane.

Instituti gjithashtu thekson se niveli i papunësisë mes gjermanëve nuk mund të përjashtohet në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave, mund të parashikohet që pjesëmarrja e popullsisë aktive të punës në Gjermani në dekadën e ardhshme do të bjerë ndjeshëm, thotë raporti.

Sipas sondazhit, Gjermania do të bëhet e varur nga qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kalimin e kohës, pasi emigrantët nga BE-ja do të kenë nevojë për punëtorë në vendet e tyre, të cilët gjithashtu kanë probleme të tregut të punës për shkak të plakjes.

Më parë, këtë muaj, u bë e qartë se prodhimi industrial gjerman ra në mënyrë të habitshme në shkurt. Shifrat janë nga statistikat zyrtare të “Destatis” dhe janë një sinjal për dobësimin e momentit të mirë në rritje të ekonomisë kryesore evropiane në vitin e ri.

Prodhimi industrial në Gjermani ka rënë me 1.6% në muajin shkurt, krahasuar me muajin e kaluar, kur kishte regjistruar rritjen prej 0.1% (rishikim i dobët nga rënia e mëparshme prej 0.1%) dhe pritjet mesatare në tregjet financiare të rriten me 0.3 për qind.