Integrimi

Gjermania kthen edhe 130 kosovarë

Në tre muajt e parë të vitit, vetëm në Landin Nordrhein westfallen (NRW), 3978 kosovarë kanë paraqitur kërkesën për azil. Në tremujorin e parë të vitit 2014, kërkesa e kosovarëve ishte 186

130 persona janë kthyer dje nga Dyseldorfi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.  Kosovarët, të cilëve iu refuzua kërkesa për azil, pranuan ofertën që të kthehen vullnetarisht për në Kosovë, thotë kështu Ministri i brendshëm  i Landit Nordrhein Westfallen, Ralf Jäger.

Fluturimet janë bërë  në mënyrë të organizuar dhe të financuar nga qeveria gjermane. Ministri nuk e përjashton mundësinë që edhe shumë fluturime të tjera të kthimit të kosovareve do të këtë në të ardhmen.

“Ata të cilët marrin refuzim të azilit dhe nuk kthehen vullnetarisht,  do të kthehen pastaj me forcë”, thotë ministri për rp-online.de, transmeton “albinfo.ch”.

Në tre muajt e parë të vitit, vetëm në Landin Nordrhein westfallen (NRW), 3978 kosovarë kanë paraqitur kërkesën për azil. Në tremujorin e parë të vitit 2014, kërkesa e kosovarëve ishte 186.   Me këtë Kosova renditet para Sirisë dhe është në krye të vendeve të huaja për kërkesë të azilit.

Sipas Jäger shume persona nga Ballkani e në veçanti komiteti rom, kanë ardhur me shpresën për një jetë më të mirë në  Gjermani. Ata kanë rënë viktimë e trafikantëve të cilët iu kanë bërë premtime të rreme.  Mundësia e fitimit të azilit është në 0,2 % e rasteve. Azilantët të cilëve iu refuzohet kërkesa, janë të obliguar që ligjërisht ta lëshojnë Gjermaninë.