Fotolajmi
Gjermania lejon martesat e të njëjtës gjini
Në Gjermani nuk ishte lejuar martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve, por vetëm regjistrimi si partnerë me të drejta të barabarta si një çift i martuar
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka vendosur që në Bundestagun gjerman të votohet ndoshta brenda kësaj jave për martesën e homoseksualëve dhe të lesbikeve.
Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve. Po kancelarja Merkel ishte kundër kësaj. Në vitin 2013 ajo qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.
Sipas DW, martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve pritet të bëhen së shpejti e lejueshme në Gjermani, sepse të Gjelbrit kanë qenë dakord me këtë që në vitin 2005, SPD-ja dhe e Majta u shprehën pro në vitin 2011 dhe FDP-ja në vitin 2012.
Pavarësisht motiveve të kancelares Merkel që e bën këtë hap për arsye se do të ruaj pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar dhe ky është një lajm i mirë për ta, raportojnë mediat nga Berlini.
Në Gjermani nuk ishte lejuar martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve, por vetëm regjistrimi si partnerë me të drejta të barabarta si një çift i martuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe partitë konservatore gjermane CDU dhe CSU kanë qenë kundër martesës për homoseksualët dhe lezbiket dhe ishte shprehur se për këtë do të diskutohej pas zgjedhjeve parlamentare
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?