Kosova

Gjermania, mbi 12 milionë euro Kosovës për rritjen e punësimit

"Marrëveshja do të përdoret për mbështetje në sferat si: arsimi, rinia dhe punësimi. Është projekt i cili ka për synim të rrisë numrin e të punësuarve dhe ri integrimin e të kthyerve”

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik për vitin 2018 nga e cila Kosova do të përfitojë mbi 12 milionë euro, transmeton albinfo.ch.

Ministri Hamza, ka falënderuar shtetin gjerman që po kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Marrëveshja do të përdoret për mbështetje në sferat si: arsimi, rinia dhe punësimi. Është projekt i cili ka për synim të rrisë numrin e të punësuarve dhe ri integrimin e të kthyerve”, ka thën Hamza.

Ambasadori gjerman deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura ditëve të fundit mes dy shteteve do të rrisë mundësitë për punësim.

“Qeveria gjermane e ka parë të arsyeshme të ndihmojë Kosovën në procesin e ri integrimit të kosovarëve të kthyer nga Gjermania. Pra qëllimi i Qeverisë të Gjermanisë është që të rritet zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për arsim”, pohoi ambasadori.