Lajme

Gjermania me pasaportën më të fuqishme, Kosova e 182-ta

Pasaporta e Zvicrës ndodhet në vendin e tetë dhe mund të udhëtosh në 156 shtete pa vizë. Në kaq shtete pa vizë mund të udhëtosh me pasaportë të Danimarkës, Finlandës, Francës, Spanjës, Norvegjisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së

Sipas një renditje të “Passportindex.org” pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Gjermanisë. Kjo renditje është bërë në bazë të udhëtimeve të realizuara, përcjell albinfo.ch.

Pas Gjermanisë, në vendin e dytë është Suedi, derisa në atë të tretë Singapori.

Pasaporta e Zvicrës ndodhet në vendin e tetë dhe mund të udhëtosh në 156 shtete pa vizë. Në kaq shtete pa vizë mund të udhëtosh me pasaportë të Danimarkës, Finlandës, Francës, Spanjës, Norvegjisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, pasaporta e Kosovës zë vendin e 182-të, ndërsa mund të shkohet me të pa viza në 39 shtete.

Kurse ajo e Shqipërisë është shumë më e fuqishme se e Kosovës, dhe mban vendin e 93-të, dhe mund të vizitojnë 94 vende pa viza.