Bota

Gjermania nuk do t’i ndihmojë vendet që nuk i pranojnë azilkërkuesit e refuzuar

Gjermania është kërcënuar se do të heqë ndihmën për zhvillim për vendet që nuk pranojnë prapa azilkërkuesit e refuzuar. Paralajmërimi në veçanti vlen për Tunizinë, ku Berlini ka dështuar për deportimin e të dyshuarit Anis Amri për sulmin mbi tregun e Krishtlindjeve.

“Ata që nuk do të bashkëpunojnë mjaftueshëm, nuk mund të shpresojnë për ndihmën tonë të zhvillimit”, tha zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel SPIEGEL.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, tha në një intervistë me ARD se “mbështet plotësisht këtë ide”, përcjell albinfo.ch.