Bota

Gjermania përkrah gjininë e tretë

Një gjykatë e lartë në Gjermani ka vendosur se duhet të pranohet mundësia e regjistrimit të gjinisë së tretë në certifikatën e lindjes.

Kjo do të bënte Gjermaninë shtetin e parë evropian që pranon gjininë e tretë që identifikohet si e ndryshme, as mashkull e as femër, transmeton Albinfo.ch.

Aktivistët e kanë përshkruar këtë vendim si revolucion.

Gjykata kushtetuese në Karlsruhe i ka dhënë kohë qeverisë që të kalojë ligjin deri në fund të vitit 2018.

Kjo kategori do të quhet “inter” apo “e ndryshme”.