Bota

Gjermania, rekord me energji të rinovueshme

Muajin e kaluar, Gjermania ka prodhuar 19.5 teravat, apo 41% të nevojave të përgjithshme të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme është një prodhim rekord të këtij lloji të energjisë.

Niveli i lartë i energjisë nga burimet e ripërtëritshme për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës dhe panelet diellore, përcjell albinfo.ch

Vetëm nga era, më 18 mars, Gjermania ka prodhuar 38.5 gigavat energji elektrike nga era. Bëhet fjalë për një rekord absolut në vend.

Informacion mbi prodhimin rekord të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme është publikuar pas lajmit se Gjermania po planifikon termocentralet për t’i zëvendësuar me energji nga burime të rinovueshme, e cila do të jetë në gjendje për të përmbushur kërkesat e energjisë elektrike prej më shumë se 400.000 familje.