Sport

Gjiganti italian e dëshiron Shaqirin

Skuadra e Romës është e interesuar për anësorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili më herët kishte luajtur 6 muaj në Inter

Pas një aventure të shkurtë me Interin, Xherdan Shaqirin mund të rikthehet sërish në Itali, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

 

Skuadra e Romës është e interesuar për yllin shqiptar, pasi anësori i tyre, Mohamed Salah po kërkohet nga Liverpooli.

 

Kryeqytetasit edhe më herët e kanë kërkuar anësorin shqiptar, i cili ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tij, dhe janë të gatshëm të japin 15 milionë euro.

 

Shaqiri shënoi katër gola këtë sezon, por gjithashtu kishte edhe shumë lëndime te Stoke.