Jeta në Zvicër

Gjiganti zviceran braktis Londrën

Korporata zvicerane “Glencore” është duke planifikuar të lëvizë departamentin e sheqerit nga Londra në Roterdam.
Arsyeja është se gjiganti zviceran synon të unifikojë tregtarët e saj evropianë për produktet bujqësore në qytetin holandez.

Ky veprim, i cili pritet deri në fund të këtij viti ose në fillim të 2018-ës, do të përfshijnë dhjetëra tregtarë, raporton Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

“Glencore” bëri bashkë të gjithë tregtarët bujqësorë evropianë në Roterdam që kur kompania krijoi një njësi të veçantë të agrobiznesit vitin e kaluar dhe shiti 49 për qind të fondit pensional kanadez (CPPIB) dhe “British Columbia Corporation” për të menaxhuar 3.1 miliardë dollarë në para të gatshme, shton Bloomberg.