Sport

Gjimshiti nga Serie B në Serie A

Në fakt kartonin e Gjimshitit e kishte Atalanta, edhe pse ai sezonin e fundit luajti në Avellino në Seri B

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka kaluar zyrtarisht në skuadrën e Beneventos, që është ngjitur për herë të parë në Serie A, shkruan albinfo.ch.

Në fakt kartonin e Gjimshitit e kishte Atalanta, edhe pse ai sezonin e fundit luajti në Avellino në Seri B.

Gjimshiti është transferuar në formulën e huazimit, kurse Benevento ka të drejtën e blerjes.

Mbrojtësi është një nga lojtarët kyç në Kombëtaren shqiptare.