Shqipëria

Po afrohet dita që do të themi: “Na ishte një herë Gjirokastra”

Për shkak të gjendjes së keqe të disa ndërtesave, paraqitet rreziku i shembjes së tyre dhe qytetarët e këtij "qyteti të përkulur" të Gjirokastrës duhet të kenë frikë.

Shtëpia Lolomani ishte një ndërtim impozant në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë. Sot ajo është një grumbull gërmadhash, si dhjetra të tjera në këtë “qytet të gurit”, xhevahir i trashëgimisë botërore.

Gjirokastra është një qytet i ndërtuar në ultësirën e Luginës së Drinit, që shkon drejt Greqisë. Muret e saj datojnë që nga shekulli i III dhe ndërtesat e fortifikuara, shumica e të cilave janë ndërtuar në shekujt XVII dhe XVIII janë me vlerë për qytetit, të regjistruara në listën e UNESCO-s që nga viti 2005.

Por, këto shtëpi janë të kërcënuara: Ndonjëherë bosh, jo të mirëmbajtura për vite me rradhë, objekte të transformimeve që i kanë denatyruar, në duart e shumë e shumë pronarëve për të rënë dakord për punimet ose shumë pamundësi për t`i ruajtur, pa qeveri nuk mund ta kapërcejnë këtë dështim.

Duke filluar nga viti 2018, “Europa Nostra”, një organizatë joqeveritare që punon për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Europës vlerëson se rreth “615 monumente të qendrës historike të Gjirokastrës”, “më shumë se gjysma e tyre janë subjekt i transformimeve të paligjshme (.. .), 169 janë në gjendje kritike ose të rrezikuara të shemben.

“Më lëndon çdo gur dhe mur i përkeqësuar”, psherëtin Email Naçaj, një mjeshtër ndërtimi 58-vjeçar, i cili  e rikujton rënien e pashmangshme të shtëpisë Lolomani në dimër të vitit 2016, njofton Albinfo.ch. Më poshtë, kulmi shtëpisë së tij është gjysëm i shkatërruar. “Kam frikë këtu, por nëna ime nuk dëshiron të largohet”, thotë ai.

Edhe pasi i ka mjetet, ai nuk mund të ndërmarrë punime: Një nga kushërinjtë e tij, bashkëpronar dhe që është vendosur në Tiranë, refuzon. Disa ndërtesa kanë dhjetra pronarë, shpesh pa lidhje afektive me shtëpitë e konfiskuara nën komunizëm.

Shkrimtari Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër. Në veprën e tij “Kronikë në gur”, ai e përshkruan qytetin e tij të lindjes si një “qytet i shtrembër, ndoshta qyteti më i anuar në botë”, “ose, në qoftë se zvarritemi përgjatë një rruge, rrezikojmë të biem në ndonjë çati”.

Në Gjirokastër, shtëpitë janë të emëruara sipas ish pronarëve të tyre, krerët e Perandorisë Osmane, Karaulli, Fiko, Skenduli, Zeko, Babameto fuqia e të cilave matet nga numri i oxhaqeve.

Sokol Karaulli, 60 vjeç, është sot larg kësaj pasurie të shquar. Prejardhjen e ka nga një familje (” me pesë oxhaqe,” siç thotë ai), ky ish ushtarak mbijeton me pagën e pastiçerisë së bashkëshortes së tij, duke pritur për pensionin e tij në moshën 65-vjeçare. “Dita që do të themi; `Na ishte njëherë e në një kohë Gjirokastra`po afrohet”, paralajmëron Sokoli. Ai e ndërprerë rrymën lart dhe ka rregulluar pellgje për të mbledhur ujin që tashmë ka prishur kornizën e shtëpisë së tij të plasaritur.

Shteti nuk është aktiv. Pazari i qytetit është ristauruar për 3 milionë euro me ndihmën e një shoqate shqiptaro-amerikane dhe Bankës Botërore. Dyqanet e suvenireve janë duke pritur për turistët: 77’000 turistë kanë vizituar kështjellën në vitin 2017, një rritje prej 10 deri në 15 për qind në vit.

Por “Gjirokastra nuk është vetëm tregu dhe disa vende emblematike”, thotë arkitektia Lejla Hadziç nga Trashëgimia kulturore pa kufij (CHëB). Diku tjetër në qytet, “situata po përkeqësohet për çdo ditë”.

Shoqata e saj alarmoi në vitin 2014 për “shkatërrimin e shpejtë” të rretheve historike të qytetit që panë ngritjen nga ish tirani komunist, Enver Hoxha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Nga 650 ndërtesa në rrethet historike, CHëB ka numëruar 40 në gjendje shumë të keqe, 34 në rrënoja, 15 në prag të rrëzimit. OJQ tani ka numëruar 47 gërmadha.

Emigrimi masiv në qytet, – një murtajë shqiptare – nuk është duke ndihmuar në ruajtjen e ndërtesave të Gjirokastrës. Sipas Engjell Seriani, i ngarkuar për turizëm në komunë, popullsia është zvogëluar nga 34.000 banorë në vitin 2011, në më pak se 25.000.

Rreth 80 ndërtesa janë të zbrazura, me rreziqe për rrjedhje nga çatitë prej guri, të cilat do të sulmojnë strukturën prej druri. “Çdo ditë shoh diçka që është nuk shkon, sikur ndërtesa të më thoshte të bëja diçka,” tha zëvendëskryetari i parë, Vangjel Muço.

Por me një buxhet vjetor prej 2.5 deri në 3 milionë euro, komuna e tij nuk është e armatosur sa duhet. Ministri i Kulturës, Mirela Kumbaro, ka siguruar se qyteti “nuk është më në rrezik, e kemi marrë në duar”. Që nga viti 2013, çdo modifikim i ndërtesave është i ndaluar.

Znj. Kumbaro pret shumë nga një ligj i ri që do të lejojë krijimin e fondacioneve kulturore. Dhe shpreson që renovimet do të bëhen nga investitorët e interesuar në zhvillimin e turizmit, siç ka qenë rasti për disa ndërtesa. Rreth njëzet shtëpi, viteve të fundit janë transformuar në hotele apo restorante.

Në fakt, shumat e nevojshme për të ruajtur Gjirokastrën janë të pakta për buxhetin e Ministrisë së Kulturës, që zë vetëm 0.7 për qind të buxhetit kombëtar. Janë 15 milionë euro të ndara për Kulturën, e cila, sipas CHëB, është vetëm një e katërta që i kushtohet trashëgimisë. “Konkretisht, (…) nuk janë më shumë se 10.000 euro për Gjirokastrën”, kanë pohuar nga  OJQ.

Sa për ilustrim, vetëm rinovimi i shtëpisë Babameto duke iu falënderuar fondeve suedeze kushtoi 160.000 euro.

Vetëm për të konsoliduar rrënojat e shtëpive të shkatërruara – ejo për të rinovuar ose rindërtuar, – do të nevojiten edhe 1.2 milionë euro, ka deklaruar Lejla Haxhiç nga CHëB.

“Të gjithë aktorët e trashëgimisë duhet të ndërhyjnë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ka vetëm një Gjirokastër në botë”.