Futboll

Gjithçka gati, ‘NATI’ niset për Rusi

Sot paradite, e hënë, kombëtarja helvete do fluturojë në drejtim të qytetit të pestë më të madh rus, Samara në kuadër të Rusisë 2018. Arritja është planifikuar për në mbrëmje, rreth orës 18 shkruan fillimisht “SRF”.

Zvicra është stërvitur intensivisht prej ndeshjes së fundit kualifikuese kundër Irlandës Veriore, duke pasur plane të mëdha për botërorin.
Sontë ne mbrëmje pritet edhe një konferencë shtypi të trajnerit Vladimir Petkovic dhe kapitenit Stephan Lichtsteiner, përcjell albinfo.ch.
Kombëtarja helvete do akomodohet në një hotel në Togliatti, rreth një ore larg me autobus nga Samara.

Në stadionin Torpedo do luhet edhe ndeshja e parë e tyre kundër Brazilit.