Jeta në Zvicër

Gjobë, nëse i paralajmëroni shoferët e tjerë për kontroll policie

Një zviceran do të paguajë një gjobë, sepse me anë të Facebook-ut paralajmëronte shoferët e tjerë që në një rrugë të caktuar kishte kontroll të policisë. Policia, sipas shtypit zviceran, paraqiti një ankesë kundër përdoruesit të Facebook-ut për këtë ‘solidaritet me shoferët”, shkruan albinfo.ch.

Ai mohon se e ka kryer veprën penale për kundërvajtje, por Gjykata e St Gallen e ka shpallur fajtor dhe vendosi një gjobë prej 200 frangash zvicerane.

Gjykata shpjegoi se shoferi dënohet për shkak se “paralajmërimi publik në komunikacion është i ndaluar nga viti 2013”.
Paralajmërimi i shoferit ishte postuar në grupin në Facebook që kishte rreth 30 mijë anëtarë.