Bota

Gjobitet për shkak se kishte një mollë me vete në aeroplan

Një dënim aspak i lehtë prej 500 dollarësh.

Një grua amerikane e cila fluturonte nga Parisi në Denver, kishte një qese brenda së cilës ndodhej një mollë. Për shkak të futjes ilegale të një peme në SHBA ajo duheshte të gjobitet me 500 dollarë, shkruan “Fox 31 Denver”.

Sipas ligjit amerikan, duhet të deklarohen prodhimet bujqësore. Pasagjerja amerikane i është dashur të shpenzojë më shumë para për udhëtimin e saj turistik në Paris, përcjell albinfo.ch.

“Jam trajtuar si kriminele,” tha Tadlock, e cila u gjobit. Ajo ka shtuar se nuk ka pranuar gjobën dhe rastin e ka dërguar në Gjykatë.

 

FOX 31