E-Diaspora

„Gjurmë“, ekspozitë e Ali Sinanit në Nicë të Francës

25 veprat e artisti shqiptar janë ekspozuar në Galerinë Sveta Gallery.

Para hapjes është prezantuar një performancë – homazh, për viktimat e tragjedisë së Nices.

Ali Sinani citohet të ketë thënë se ekspozita përfshinë 25 piktura të teknikës në vaj pëlhure dhe titullohet “Gjurmët”, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për piktura të cilat janë realizuar nga Ali Sinani viteve të fundit.

 Ekspozita „Gjurmët“ ishte paraparë të hapej pikërisht më 14 korrik, poe ishte shtyrë për 19 korrik për shkak se në atë mbrëmje kur ndodhi edhe tragjedia në Nice, ku humbën jetën mbi 80 persona.

Madhësia e 25 veprave është e formateve të ndryshme. Ekspozita „Gjurmët“ do të qëndrojë e hapur deri me 28 korrik.

13731487_1552084181765300_8540262969924369222_n

Shqiptaro-zvicerani Ali Sinani ka lindur më 1977 në Doberdoll të Maqedonisë. Gjatë vitit 2009 mori titullin e magjistrit të shkencave të artit në Akademinë Universitare të Arteve në Shkup. Është anëtar i asociacioneve të ndryshme të artistëve zviceranë, austriakë, gjermanë dhe të Maqedonisë. Deri tani ka realizuar mbi njëzet ekspozita personale dhe kolektive në Maqedoni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani dhe Francë.

Jeton dhe punon në St. Gallen të Zvicrës, ku edhe mban kurse në studion e tij “Arte”.