Maqedonia

Gjykata dënon dy agresorët e Ziadin Selës me 4 vjet e dy muaj burg

Gjykatën Penale në Shkup, sot shpalli vendimin për dënimin e dy agresorëve ndaj deputetit Ziadin Sela gjatë bastisjes së parlamentit në 27 prill 2017, informon albinfo.ch.

Dy, tashmë të dënuar, për veprën penale “dhunë”, janë dënuar me 4 vjet e dy muaj burg. Bëhet fjalë për Cejo Georgievski i dënuar me 1 vjet e dy muaj burg dhe Stojan Pavlovski me tre vjet heqje lirie. Në dënimin e tyre përfshihet edhe koha e paraburgimit, duke nënkuptuar se tashmë i pari duhet të lirohet nga burgu.

Arsyeja pse Stojan Pavllovski është dënuar më shumë, është sepse ai i pari ka hyrë në Qendrën Informuese të Kuvendit të Maqedonisë.
Pavlovski në anën tjetër e ka pranuar fajësinë.

“E pranoj fajin. Nga videoja nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak të nervozitetit dhe agresivitetit…”, tha Pavlovski në seancën e kaluar gjyqësore.