Maqedonia

Gjykata e Kumanovës dënon me burg vrasësin dhe familjarët e Almirit

Gjykata e Kumanovës ka shqiptuar sot (e enjte) dënimin ndaj vrasësit të Almir Aliut (4 vjeç), ndodhur vitin e kaluar. Krahas agresorit Boban Iliq, gjykata ka shqiptuar edhe dënimin ndaj familjarëve të viktimës.

Sedat Aliu, babai i Almirit, dënohet me 9 muaj burg, ndërsa Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 6 muaj secili. Në anën tjetër Iliq është dënuar me 6 vjet heqje lirie.

“Shihet qartë se këtu ka padrejtësi, personi që mbyti fëmijën dënohet me 6 vjet, derisa familjarët, Sedati dhe të tjerët Gjykata i dënoi me 6, gjegjësisht 9 muaj burg. Kjo është padrejtësi”, tha Nijazi Aliu, familjar i Sedat Aliut.

Para disa javësh një grup i aktivistëve shqiptarë, të mbështetur nga opozita shqiptare në Maqedoni protestuan për lirimin e Boban Iliq.