Bota

Gjykata Federale: Shërbimi sekret kanadez nuk mund të përgjoj pa mandat

Shërbimi Sekret i Kanadasë nuk mund të përgjojë jashtë vendit pa pasur mandat.

Gjykata Federale e Kanadasë, ka thënë se Shërbimi Sekret kanadez nuk mund të përgjojë jashtë vendit.

Sipas gjykatës përgjimi bëhet vetëm me mandat gjyqësor, përveç rastit kur siguria kombëtare vihet në rrezik, shkruajnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.

Agjencia më me ndikim po kërkonte sigurimin e një mandati për të marrë pjesë në mbledhjen e informacioneve apo përgjimeve ndaj mjeteve, qëllimeve apo veprimtarive të një shteti të huaj, të pa përcaktuar.

‘’Kërkesa e CSIS-së u hodh poshtë. Unë nuk kam leje për të lëshuar një mandat që autorizon aktivitete jashtë territorit, përderisa autoriteti ligjvënës nuk më ka dhënë qartësisht këtë kompetencë në aspektin e mandatit’, shkruan gjyqtari Simon Nowl në vendimin e lëshuar të mërkurën