Bota

Gjykata gjermane dënon dy kontrabandistë të njerëzve

Një gjykatë gjermane ka dënuar dy trafikantë të qenieve njerëzore, sepse ata kishin rrezikuar jetën e qindra azilkërkuesve, ndërsa i transportonin ata në kulimin e fluksit të refugjatëve në vitin 2015, shkruan ‘thelocal.de’.

I pandehuri i parë, 28-vjeçar, është dënuar me gjashtë e vjet e nëntë muaj për kontrabandimin e njerëzve, derisa bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçar u dënua me tre vjet e tre muaj për dy akuza, përcjell albinfo.ch.

Dy burrat e dënuar janë rumunë, derisa emrat e tyre nuk janë zbuluar. Gjykatësit kanë zbuluar se ata kishin kontrabanduar me 223 azilkërkues, duke i vendosur ata në ngarkesa të kampionëve në kushte plotësosisht të papërshtatshme në korrik dhe gusht të vitit 2015.

Azilkërkuesit kishin paguar nga 500 euro për udhëtimin nga Budapesti, derisa ndalesa e parë e tyre në Bashkimin Evropian, në të ashtuquajturën rrugë ballkanike, ishte Gjermania. Burrat u arrestuan në gusht 2016 në Rumani.