Bota

Gjykata gjermane dënon sulmuesit e refugjatëve

Të dënuarit, në mesin e tyre edhe një grua, kanë përgatitur sulme ndaj të huajve, në mënyrë specifike ndaj strehimoreve apo mbështetësve për refugjatët

Një gjykatë në Munih ka dënuar me burgim nga 3 deri në 5 vjet katër anëtarë të një organizate ekstreme të krahut të djathtë për krijimin e një “shoqate” me qëllime raciste dhe antisemite, njoftojnë mediat gjermane, përcjell abinfo.ch.

Siç njoftojnë mediat në Berlin, të dënuarit, në mesin e tyre edhe një grua, kanë përgatitur sulme ndaj të huajve, në mënyrë specifike ndaj strehimoreve apo mbështetësve për refugjatët. Të gjithë janë anëtarë të kësaj organizate të themeluar në vitin 2014, e cila kishte një total prej rreth 30 anëtarëve, thuhet në një deklaratë të gjykatës në Mynih.

Dy nga të dënuarit pas vitit 2015 janë radikalizuar dhe kanë siguruar në mënyrë të paligjshme eksplozivë në Republikën Çeke, të cilat i kanë mbajtur në shtëpinë e një prej anëtarëve të grupit.