Sport

Gjyqtari që goditi lojtarin në Francë kërkon falje për gabimin

Gjyqtari që goditi lojtarin e Nantesit para se ta përjashtonte ka pranuar gabimin dhe ka thënë se kishte reaguar keq, si dhe ka kërkuar që ndëshkimi të kthehet prapa.

Tony Chapron ka pranuar se aksidentalisht u rrëzua nga Diego Costa, por ishte ngritur për ta goditur mbrojtësin dhe e ndëshkoi për herë të dytë me karton të verdhë për ta përjashtuar nga ndeshja ndaj PSG-së.

Federata Franceze e Futbollit tani ka kthyer prapa kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Chapronin e ka pezulluar deri në një vendim të ri, transmeton Albinfo.ch.

“Gjatë ndeshjes Nantes – PSG, unë jam rrëzuar nga futbollisti Diego Carlos. Si rezultat i një lëndimi të fundit në shpinë reagova keq duke lëvizur këmbën drejt futbollistit. E kam dërguar raportin te Komisioni Disiplinor dhe mendoj se kartoni i dytë i verdhë duhet të tërhiqet, sepse pasi kam parë pamjet veprimet e tij u panë që s’janë të qëllimshme”, ka shkruar gjyqtari.

Në njoftimin e FFF-së, u bë e ditur se kjo kërkesë u pranua dhe kartoni i dytë i verdhë u hoq nga regjistri.