E-Diaspora

Gjyshja shqiptare merr nënshtetësinë italiane

Dhe këtë ëndërr e ka realizuar në moshën 85-vjeçare. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë

I janë dashur 14 vjet për të jetuar në Itali, që të realizojë ëndrrën e saj dhe të merr nënshtetësinë italiane. Këtë e ka bërë një gjyshe shqiptare, 85-vjeçare.

85-vjeçarja është shprehur se kur ishte e vogël nazistët ia kishin vrarë të atin, pasi ai i strehonte ushtarët italianë, të cilët mundoheshin të shpëtonin nga gjermanët, shkruajnë mediat shqiptare.

Që nga ajo kohë, 85-vjeçarja, ka thënë se nuk ka hequr dorë asnjëherë që të marrë nënshtetësinë italianë, përcjell albinfo.ch.

Dhe këtë ëndërr e ka realizuar në moshën 85-vjeçare. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë.

Ka qenë vetë nënkryetari i komunës së Saluzzos, Andrea Momberto që i ka dhënë pasaportën të moshuarës shqiptare, Ismetës.

Në lidhje me këtë rast, kryetari i komunës shkruan; se pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja.