Bota

Gjysma e gjermanëve dëshirojnë zgjedhje të reja

Rreth gjysma e gjermanëve dëshirojnë zgjedhje të parakohshme, pasi kancelarja Merkel nuk arriti të krijojë një qeveri të re koalicioni.

Sipas rezultateve të Institutit INSA për gazetën “Bild”, 49,9 për qind e të anketuarve votuan për zgjedhje të reja dhe vetëm 20 për qind mbështesin formimin e një qeverie të pakicës.

Gjermania hyri në një pasiguri politike pasi Kristian Demokratët dhe të Gjelbrit nuk arritën të formonin një koalicion.