E-Diaspora

Gladbach, Lazios: Nuk e japim Xhakën

Drejtori sportiv i Gladbach-ut, Max Eberl. Por ai u ka dhënë shumë shpejt dhe qartë përgjigjen negative pretendimeve të Lazios

Klubi italian Lazio i Romës ka hedhur “shigjetat” drejt Granit Xhakës, i cili prej disa muajsh luan në Borussia Möchengladbach. Se është kështu, ka pranuar edhe drejtori sportiv i Gladbach-ut, Max Eberl. Por ai u ka dhënë shumë shpejt dhe qartë përgjigjen negative pretendimeve të Lazios.

“Një ndërrim të Xhakës nuk e kemi fare në plan. Ai natyrisht mund të ndjehet i bllokuar por ne e dimë çfarë mund të bëjë (Xhaka)”, ka thënë Eberle për gazetën “Bild”.

Gjatë pothuaj gjithë kohës prejse është transferuar në Gladbach,  Xhaka ka mbetur rëndom në bankina. Trajneri Lucien Favre në mesfushë në vend të Granitit ka angazhuar duon Torben Marx dhe Havard Nordtveit.