Shkurt.ch

Godet radarin duke dashur të mos shkelë macen!

Automobili ashtu si dhe kutia e radarit kanë pësuar shkatërrim të plotë. Vlera e dëmit të shkaktuar kalon 100 mijë frangat

Një mashkull 27 vjeçar, në natën në mes të të enjtes dhe të premtes është përplasur me makinën e tij në  një shtyllë të radarit, shkruan sda.ch. Si arsyetim për këtë përplasje që ka ndodhur në Winterthur, ai i ka deklaruar poliicsë së qytetit  se ka dashur të evitonte shkeljen e një maceje që i kishte prerë rrugën.

Për pasojë, personi në fjalë ka pësuar lëndime të lehta, ka njoftuar policia e Winterthurit të hënën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa automobili ashtu si dhe kutia e radarit kanë pësuar shkatërrim të plotë. Vlera e dëmit të shkaktuar kalon 100 mijë frangat.

Tash mbetet të shihet nëse organet ndjekëse do ta besojnë rrëfimin e të aksdientuarit për macen.

Jo shumë kohë më parë, një aksident i ngjashëm po ashtu në Zvicër, ka ndodhur, kur një ngasës duke dashur të evitonte shkeljen e një dhelpre, kishte goditur muret mbrojtëse të rrugës.