Shkurt.ch

Goditet nga kamioni, vdes shtatzëna 38 vjeçare me gjithë fëmijën e palindur

Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes

Në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete, ka humbur jetën një grua shtatzënë së bashku me fëmijën e saj të palindur, shkruan blick.ch Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Shoferi 39 vjeçar së  bashku me gruan e tij shtatzënë ishin në makinë duke dalë nga qyteti Bülach drejt Nerach-ut, transmeton albinfo.ch. Nga shkaqe ende të pasqaruara, njofton policia kantonale e Cyrihut, aty ndodhin disa përplasje me një kamion, tri vetura tjera dhe një kombibus.

Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes. Bashkëshorti i saj dhe shoferi i njërës nga makinat tjera janë dërguar në spital me lëndime. Deri tash nuk dihet për shkallën e lëndimeve që ata kanë pësuar.

(Foto: Kapo Zürich)