Sport

Gol i ëndrrave i Shaqirit

Xherdan Shaqiri ishte lojtar i ndeshjes në Bellinzona, kundër ekipit me të njëjtin emër, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat të lartë 4:0, në favor të ekipit të FC Basel. Që në minutën 9’, Xherdani shënon një gol të ëndrrave, duke sjellë Baselin në avantazh, nga një distancë prej 12 metrash.

Ai e goditi topin mbi kokën e portierit Matteo Gritti dhe përmes rrjetës, topi u vendos prapa shpinës së portierit. Pa dyshim, një klasë botërore futbolli. Gjatë tërë ndeshjes, Shaqiri është dashur të luajë si mbrojtës i majtë, por ai e njehë vetëm një drejtim: sulm dhe vetëm sulm. Superylli shqiptar e detyroi ekipin që të krijojë një sulm pas tjetrit duke u shndërruar në një makinë të vërtetë në fushën e gjelbër dhe figura më impozante në stadiumiun Comunale.

Me golin e tij të hershëm, ai u përkujdes që ekipi i tij qysh në fillim të shpresojë në jë fitore të lehtë. Me këtë fitore, FC Baseli është ende në vendin e parë me shtatë pikë diferencë para FC Zurich.