Sport

Gola nga vëllezërit Ajeti, Xhemaili, Kryeziu, Avdijaj e Kololli

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ishte titullar për Torinon dhe shënoi një gol ndaj Pescaras së Ledian Memushajt, kurse më pas shënoi në portën e tij, duke qenë i pafat. Ndeshja përfundoi 5:3 për Torinon

Dita e diel ka qenë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarët të cilët paraqiten në Ligën Evropiane, shkruan albinfo.ch.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ishte titullar për Torinon dhe shënoi një gol ndaj Pescaras së Ledian Memushajt, kurse më pas shënoi në portën e tij, duke qenë i pafat. Ndeshja përfundoi 5:3 për Torinon.

Ndërkohë, vëllai i tij, Albiani vazhdon të shkëlqejë në skuadrën zvicerane St. Gallen. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 70-të, ndërsa për Lausannen realizoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli. Takimi përfundoi 2:1 për St. Gallen.

Gol të dielën realizoi edhe Albion Avdijaj për Vaduzin, edhe pse skuadra e tij humbi 4:2 nga Sioni.

Luzerni mundi 4:1 Young Boysin në shtëpi, kurse golin e dytë e shënoi mesfushori Hekuran Kryeziu.

Gol në Serie A ka realizuar Blerim Xhemaili. Ai shënoi golin e vetëm për Bolognan, që u mund si mysafir nga Sampdoria 3:1, edhe pse ishte duke udhëhequr. Xhemaili realizoi një gol mjaft të bukur nga rreth 20 metra.