Autotech

“Golden Globe”, njëzëri kundër skandaleve seksuale

Fjalime të fuqishme kundër skandalit për abuzime seksuale në Hollywood kanë dominuar ceremoninë e 75-të të ndarjes së çmimeve “Golden Globe”.

Kjo ishte hera e parë që një ceremoni e madhe në Hollywood u godit nga skandalet seksuale, me yjet të veshura në ngjyrë të zezë për të nderuar viktimat.

Shumë fitues dhe prezantues në këtë ceremoni iu adresuan skandaleve të fundit. Oprah Winfrey tha se një ditë e re po vjen në horizont pasi mori një çmim nderi. Nicole Kidman ia dedikoi çmimin e saj grave, nënave dhe vajzave.

Fokusi kryesor ishte në kampanjat “Me Too” dhe “Time’s Up” që janë të fokusuara në ndryshimin për gratë jo vetëm në këtë industri, por në gjithë botën.

Fituesi i madh i ceremonisë ishte “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që mori katër çmime, përfshirë edhe atë kryesorin, transmeton Albinfo.ch.