Sport

Goli i Mehmedit e bën FC Zürichun kampion

Falë golit të Admir Mehmedit, FC Zürich më në fund ia doli t`ia „grabiste” vendin e parë skuadrës FC Basel. Mehmedi shënoi në minutën e 65-të golin e vetëm në ndeshjen kundër Belinzonës ku FC Zürich luajti si mysafir.

Goli i tij është vlerësuar nga mediet zvicerane si një gol me rëndësi enorme, për faktin se i ka mundësuar skuadrës së tij të fitojë epërsinë edhe morale ndaj rivalit të përjetshëm, FC Baselit.

FC Zürich me këtë fitore ka krijuar një diferencë prej 2 pikash ndaj FC Baselit. Por gara për titull vazhdon. Janë edhe 5 javë për tu zhvilluar. Më 11 maj takohen dy skuadrat pretendente për titull: FC Basel e Shaqirit dhe FC Zürich e Mehmedit.